Al Helaifi sulmon Bartomeun: Ka klube që kanë 1.8 miliardë euro borxh!

Nuk ishin vetëm nga Bajerni apo Liverpuli që e sulmuan. Barcelona po kritikohet edhe nga presidenti i plotfuqishëm i Paris SG, Naser Al Helaifi, ndonëse sheiku nga Lindja e Mesme e ka më shumë me ish-presidentin katalanas sesa me drejtuesit e tanishëm. “Ka klube që kanë 1.8 miliardë euro borxhe, – tha Al Helaifi, – dhe ky është rreziku kryesor për futbollin. Ka presidentë që rrinë 4-5 vjet në detyrë dhe lënë borxhe të tmerrshme për pasardhësit e tyre”. Është e ditur se ish-presidenti i Barçës, Bartomeu, akumuloi një borxh tepër të madh me të cilin është i detyruar të merret Zhoan Laporta. Presidenti i PSG-së, ndërkaq, përsëriti qendrimin e tij kundër Superligës Europiane, që e menduan Reali, Barça e Juventusi, por edhe shumë klube të mëdhenj të kontinentit.

Sfidanti.al