Liverpuli vazhdon të jetë i çudirave, mund gjigadët por është prapa!

Fitorja në fushën e Totenhemit për çdo ekip në Premier Ligën angleze mund të quhet një “deklaratë force” mbi pretendimet për titull, por vështirë të jetë kështu për të kuqtë. Liverpuli vërtet triumfoi 2-1 në Londër ndaj Spërsave, por mbetet ende larg vendeve të para të kampionatit dhe për më tepër, kjo ishte fitorja e parë jashtë fushe (të mos llogarisim Championsin). Të kuqtë janë në vend të tetë dhe thjesht i dhanë fund serisë prej dy humbjeve radhazi, ndërsa nga ana tjetër treguan se motivohen vetëm nga ndeshjet e forta. Mjafton të kujtojmë duelet ndaj Sitit në Superkupë dhe në Premier, si dhe ndaj Napolit në Champions. Vetëm me kaq nuk fitohen titujt.

Sfidanti.al