Xhaka është i lumtur për Arsenalin, por nuk ka ndërmend “të fluturojë”

Mesfushori shqiptar i Zvicrës ishte në “qiellin e shtatë” pas fitores së rëndësishme në fushën e Çelsit, që e ktheu ekipin e tij në krye të renditjes së Premier Ligës. Një gol i shënuar nga Gabriel Magaljaesh në pjesën e dytë i dha tri pikët Arsenalit në derbin e Londrës në “Stemford Brixh”, një shenjë serioze se “topçinjtë” do të luftojnë deri në fund këtë vit. Gjithsesi, Granit Xhaka bëri një paralajmërim. “Askush nuk të pyet më pas sesa pikë more në tetor apo nëntor, – tha shqiptari nga Kosova, – rëndësi ka rezultati final dhe ne po mbledhim sa më shumë pikë që të mund të luftojmë për titull. Le të shikojmë se çfarë do të ndodhë”. Xhaka tha se Arsenali e meritoi fitoren dhe se gjithkush në ekip ishte i lumtur.

Sfidanti.al