Gol dhe asist, askush nuk e kishte pritur një Muriqi të tillë në La Ligë!

Nga 12 rrjeta të Majorkës, 7 janë realizuar prej tij, dhe kjo është diçka e madhe në njërin nga dy kampionatet më të fortë të botës. Vedat Muriqi ka bërë që klubi tij të bjerë në dashuri me të, madje ta shprehë publikisht këtë gjë, ndërsa në Spanjë thonë se sulmuesi i Kosovës i krijoi hallin e parë të madh trajnerit të Vijarrealit, Kike Setien. Kundër Vijarrealit, Muriqi shënoi një gol dhe shërbeu një asist, në fitoren 2-0 jashtë fushe, sukses që e ndihmon Majorkën që të qendrojë në mesin e renditjes së kampionatit. Me katër ndeshje radhazi që shënon, forma e tij nuk ka si bëhet më e mirë, madje ai është lojtari numër 1 i skuadrës.

Sfidanti.al