Ronaldo ishte kapiten i Man. Junajtidit, por ishte … zgjedhje a katërt!

Këtë e paska thënë vetë trajneri i “djajve të kuq”, ndërsa komentonte disfatën 1-3 në fushën e Aston Vilës. Mançester Junajtidit nuk është se po i ecin shumë mirë punët, edhe pse për disa ndeshje u duk ndryshe, ndërsa përveç humbjes ra në sy fakti se Kristiano Ronaldo ishte titullar dhe madje kishte në krah shiritin e kapitenit. Portugezi nuk është se spikati, por kjo nuk ishte e gjitha. Ai u zgjodh për shiritin sepse kapiteni Harri Megajer ishte në stol, ndërsa Bruno Fernandesi ishte i pezulluar. Gjithsesi, Ten Hagu deklaroi se “unë po mendoja që të bëjë kapiten Kasemiron sepse ai ka cilësi udhëheqëse, por përfundimisht vendosa për Kristianon sepse Kasemiro nuk është mirë me anglishten për momentin”.

Sfidanti.al