Liverpuli përsërit Sitin, tregon veten ndaj Napolit në Champions

Vend të parë në grup nuk do të ketë, por në një farë mënyre kjo ishte kompromentuar që pas humbjes 1-4 në stadiumin “Maradona”. Rëndësi sidoqoftë për Liverpulin kishte që të reagonte pas dy ndeshjeve të pasuksesshme në kampionatin anglez, dhe këtë e bëri. Nënkampioni i Europës realizoi një ndeshje si ndaj Mançester Sitit duke fituar 2-0 ndaj Napolit në Champions. Salah në 85’ dhe Daruin Nunjez në 90’+10 ishin autorët e golave.

Të kuqtë e merituan fitoren me më shumë gjuajtje (14-10), dhe sidomos në kuadrat (6-2). Gjithsesi, ndeshja ishte shumë e fortë dhe italianët kaluan në avantazh, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, madje tifozët u mërzitën që u deshën 3-4 minuta që kjo të bëhej. Liverpuli arriti Napolin në krye me nga 15 pikë secili ekip, 5 fitore dhe 1 hubmje secili, por italianët kanë golaverazh pak më të mirë, dhe po ashtu edhe në ndeshjet direkte (3-4). “Të fitosh ndaj njërit prej ekipeve më të fortë të botës, është një ndeshje tepër e bukur, – tha Salahu, – kjo do të na japë besim në kampionat dhe Champions”.

Sfidanti.al