Guardiola i jep Anglisë një lajm të madh për dy futbollistë të Botërorit!

Nuk kanë luajtur për Mançester Sitin pasi kanë qenë të dëmtuar, dhe frika e madhe ishte që nuk do të ishin gati as për kombëtaren. Mbrojtësi Kajl Uolker dhe mesfushori Kalvin Filips, i kanë prishur jo pak punë trajnerit Pep Guardiola, por gjithsesi trajneri katalanas kërkon që të tjerët të paktën të jenë të gëzuar. “Mund të them se Uolker dhe Filips kanë shanse për të qenë gati për Anglinë për Kupën e Botës, – tha Pepi, – unë kështu mendoj duke parë mënyrën sesi ata po riaftësohem”. Filips ka luajtur vetëm 13 minuta për Sitin këtë sezon, ndërsa Uolker mungon që nga derbi me Junajtidin muajin e kaluar.

Sfidanti.al