NBA, Miluoki mund Detroitin dhe mbetet ekipi i vetëm i pathyer!

Hero këtë herë nuk ishte vetëm Janis Adetokumbo, ndonëse ai mbetet kapiteni. Për Baksat, ish-kampionët e NBA-së në 2021, vendimtar qëlloi edhe ylli tjetër, Xhejru Holidei (Jrue), që shënoi 3-pikëshin vendimtar në fund dhe që pati 25 pikë, 7 topa në tabela e 10 asistë. Vetë Adetokumbo pati 31 pikë, 7 topa në tabela, por vetëm 2 asistë, duke humbur 4 herë topin e duke shkaktuar 5 gabime personale. Detroiti, ekip me moshë të re, thuajse mundi një tjetër “peshë të rëndë” të NBA-së pasi ia doli me kampionët e Golden Stejtit. Gjithsesi, 27 pikët e Kaningemit dhe 23 të Bogdanoviçit nuk mjaftuan. Miluoki është i vetmi ekip pa humbje këtë sezon me 6 fitore në 6 ndeshje.

Sfidanti.al