Liverpuli ne finalen e Championsit; fiton dhe …LeBron Xhejms

LeBron Xhejms fiton pothuajse gjithmone. ‘Mbreti’ i Klivlendit qe ka 3 tituj kampion ne NBA, 4 çmime MVP dhe 8 finale te luajtura konsiderohet nga te gjithe si nje prej lojtareve me te mire ne historine e NBA. Por basketbollisti i Kavaliers di te fitoje edhe jashte fushe dhe shembulli me i fundit eshte Liverpuli ne Ligen e Kampioneve me The Reds qe arriti te kaloje ne finale.

Sipas nje  burimi te ESPN, Xhejms zoteron 2% te aksioneve te klubit legjendar anglez, kuote te cilen e bleu ne 2011 dhe qe ne ate kohe vlenin vetem 6.5 milione Dollare kurse tani pas finales se Champions League qe Liverpuli e arriti pas 11 vitesh, kjo vlere ka shkuar me 32 milione Dollare.

Ne vitin 2010 Liverpuli  u ble per 477 milione Dollare por ne vitin 2017 vlera e tij sipas Forbes arriti ne 1.4 miliarde Dollare ndersa per 2018 me finalen e Liges se Kampioneve vlera e Liverpulit duket se do te rritet ende dhe do te shkoje ne 1.6 miliarde Dollare.

Sfidanti.al