UEFA ne faqen e saj zyrtare te internetit ka bere nje gabim shume te çuditshem qe nuk u pelqen aspak tifozeve te Realit te Madridit. Ne website e ketij institucioni eshte shfaqur fotoja e Liverpulit si kampionia e re e Evropes edhe pse mungojne 22 dite nga zhvillimi i finales qe The Reds do te luaje me Realin e Madridit.
UEFA publikoi nje fotomontazh me futbollistet e te dyja skuadrave te shoqeruara me logon Liverpulit dhe shprehjen: Skuadra fituese e Liges se Kampioneve 2017/2018. Eshte kjo nje foto qe do te hape shume polemika gjate diteve ne vazhdim edhe pse shume shpejt UEFA e hoqi ate.
Sfidanti.al