Liverpuli ka gati kontratat e reja për Van Dajkun, Salahun dhe Alisonin!

Janë ndër lojtarët kryesorë dhe nuk dëshirojnë që t’i humbasin. Drejtuesit e Liverpulit janë duke bërë gati marrëveshjet e reja me dysa yje të ekipit të parë, të cilët janë Virgil Van Dajk, Mohamed Salah dhe Alison Beker. Qendërmbrojtësi holandez, sulmuesi egjiptian dhe portieri brazilian kanë qenë ndër më të rëndësishmit sezonet e fundit, me të kuqtë që kanë fituar Championsin dhe Premier Ligën, ndërsa konkurrenca në Angli pritet të jetë edhe më e ashpër, pasi Mançester Siti, Mançester Junajtidi e Çelsi duken tepër të fortë. Van Dajk ka kontratë deri në 2023, po ashtu si Salah, ndërsa Alison është i lidhur me të kuqtë deri në 2024.

Sfidanti.al