Liverpuli ia hedh sërish pa Salahun e Manenë, mbaron “kalvarin”!

Në të vërtetë i mbetet edhe vetëm një ndeshje, por nga ato që mund të fitohen. Liverpuli duket se i dha fund pa pasoja periudhës pa dyshen më të mirë të sulmit që ka, të përbërë nga Mohamed Salah e Sadio Mane. Fitorja 3-1 në fushën e Kristël Palasit ishte e rëndësishme sepse ishte për Premier Ligën dhe ishte në fushën e një ekipi që drejtohet nga një trajner me karakter, edhe pse pa përvojë, si Patrik Vieira. Më mungesë të dy sulmuesve, golat erdhën nga reparte të tjerë si mbrojtësi Van Dajk, lojtari i krahut Okslejd-Çembërlen dhe mesfushori Fabinjo.

Tashmë, të kuqtë arritën në 48 pikë ndaj 57 të Mançester Sitit që kryeson Premier Ligën, por mund të afrohen në 6 pikë nëse fitojnë ndeshjen që e kanë më pak, atë ndaj Leisterit në 10 shkurt. “Karantina” pa Manenë e Salahun përfundon pikërisht në 6 shkurt, kur luhet finalja e Kupës së Afrikës (nëse dy sulmuesit arrijnë finalen), dhe kur Liverpuli luan në “Anfild” për Kupën e Anglisë ndaj Kardifit. Në mungesë të tyre, të kuqtë arritën dy fitore në kampionat, një kualifikim ndaj Arsenalit në Kupëne Ligës dhe një fitore në Kupën e Anglisë.

Sfidanti.al