Australia paralajmëron pilotët e Formula 1 që të mos bëjnë si Gjokoviçi!

Çmimi i Madh në Melburn do të ketë të njëjtat rregulla si edhe Grand Slemi i parë i vitit. Nëse Novak Gjokoviç nuk u lejua në Australian Open (edhe pse fillimisht ia dhanë vizën dhe lejen e veçantë shëndetësore), kjo mund të ndodhë edhe me pilotët e Formula 1 këtë vit. Autoritetet australiane paralajmërojnë se asnjë nga yjet e automobilizmit nuk do të lejohet të hyjë në vend i pavaksinuar për të garuar në Çmimin e Madh të parë të vitit. Pilotët duhet të jenë të vaksinuar, por ndoshta nuk do të ketë probleme sepse nuk duket të ketë ndonjë “Gjokoviç” në Formula 1.

Sfidanti.al