Insinje arrin 115 golat e Maradonës, e ka lejen për numrin 10!

Disa kohë përpara sesa të shuhej, Diego nxorri nga goja disa fjalë për kapitenin e radhës të Napolit. “Nëse Insinje arrin numrin tim të golave, ai mund ta veshë fanelën time me numrin 10”, – tha Maradona. Nuk dihet nëse Insinje i mban mend këto fjalë, apo nëse do ta kërkojë fanelën e shquar, por tashmë ai i ka arritur 115 golat e legjendës së futbollit. Edhe pse vetëm me penallti dhe pasi hyri në pjesën e dytë, sulmuesi italian ia doli të shënonte të 115-ën rrjetë për Napolin, në fitoren 4-1 ndaj Salernitanës në stadiumin “Maradona”. Nuk besohet se ai do ta bëjë këtë gjë, për respektin e thellë që ka për Diegon, dhe fanela me numrin 10 do të mbetet në muzeum.

Sfidanti.al