Benzema: Kush kritikon Mesin nuk merr vesh nga futbolli!

Ylli i Realit të Madridit, ish-rival i tij në “El Klasikot”, ka një mendim shumë të mirë për magjistarin e topit. Karim Benzema i del në krah Lionel Mesit duke hedhur poshtë kritikat që bëhen në adresë të tij. “Ai po kalon vetëm një kohë për t’u përshtatur, – thotë francezi, – si mundet që ta vendosim në dyshim? Gjithsesi, shikoni se çfarë bën në fushë. Nuk mundet që ta kritikosh. Ata që e kritikojnë nuk e kuptojnë futbollin”. Sulmuesi i Francës pohon se në aspektin personal vazhdon të synojë që të fitojë trofe sa më shumë që të jetë e mundur, dhe nuk heq kohë nga ëndrra për të pronësuar Topin e Artë të “Frans Futbollit”.

Sfidanti.al