Edhe pse është një nga skuadrat me rendimentin më të mirë të vaksinimit në Premier Ligë (besohet me shumicën dërrmuese të lojtarëve të imunizuar), sërish kjo e të kuqve nuk po bie rehat. Është periudhë Omikroni në Britaninë e Madhe, dhe Liverpuli njoftoi se po mbyllte kompleksin stërvitor në Kërkbi (Kirkby) sepse gjithnjë e më shumë lojtarë kanë dalë pozitivë në një epidemi të re. Trajneri Jurgen Klop ka kërkuar edhe që të shtyhet gjysmëfinalja e nesërme e Kupës së Ligës ndaj Arsenalit, ndonëse ende nuk ka marrë përgjigje pozitive. Në dyshim është ndeshja e Kupës së Anglisë ndaj Shrusbërisë. Trajneri Klop është pozitiv me Kovid, por kështu ndodhi edhe me ndihmësin Lijnders, i cili anuloi edhe konferencën e shtypit para Arsenalit.
Sfidanti.al