Testi i radhës, ai PCR, doli normal dhe i dha leje që të bashkohet me shokët e ekipit. Javën që kaloi Lionel Mesi doli pozitiv me Kovid dhe u detyrua të izolohej (që nga 28 dhjetori) duke mbetur në Rozario, në Argjentinë. Sulmuesi 34-vjeçar do të kalojë vizitë mjekësore në Paris për të parë gjendjen e tij fizike dhe shëndetësore dhe për të bërë të mundur që të nisë stërvitjen. PSG nuk e përjashton faktin që Mesi mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të vitit në kampionatin francez, të dielën ndaj Lionit, ndonëse fakti që argjentinasi ka një javë që nuk stërvitet, nuk i jep shumë mundësi.
Sfidanti.al