“Vrasësit e trajnerërve” janë kthyer sërish tek Mançester Junajtidi!

Që nga largimi i Sër Aleks Fergusonit nuk i është gjendur “ilaçi” kësaj pune. Me Dejvid Mojesin, Luis Van Galin, Zhoze Murinjon, Ole Gunar Solskjerin dhe tani me Ralf Rangnikun, prej 8-9 vitesh, në “Old Traford” po vazhdon rituali që cilësohet i “vrasjes së trajnerëve”. Kjo, për shkak të pakënaqësisë së lojtarëve, në një skuadër kur yjet nuk po arrijnë dot që të krijojnë një bashkësi. Mediat angleze shkruajnë se ndër të pakënaqurit (me njëri-tjetrin dhe me trajnerët) cilësohen Kristiano Ronaldo, Bruno Fernandes, Xhejdën Sanço, Matiç, Shou apo edhe Kavani. Presioni mbetet shumë i madh dhe duket se klubi ose nuk ka ditur të zgjedhë trajnerin e duhur, apo ta përkrahë trajnerin siç duhet. Nuk dihet nëse Rangnik do ta mbyllë sezonin, ndërsa në fund të fundit ai është në detyrë vetëm përkohësisht.

Sfidanti.al