Liverpuli e ka fatin në dorë, nëse fiton 3 ndeshjet shkon në Champions

Kur mbeten edhe 10 ditë deri në përfundim të sezonit në Premier Ligë, gjithçka po shkon në favor të ish-kampionëve. Pasi u lanë pas periudhat e vështira me 5 humbje në 6 ndeshje, fati ka kthyer. Fitorja 4-2 në fushën e Mançester Junajtidit këtë të enjte dhe triumfi i Arsenalit në fushën e Çelsit të mërkurën kanë bërë që Liverpuli ta ketë fatin e tij në dorë. Nëse i fiton të 3 ndeshjet e mbetura të Premier Ligës, kualifikohet për në Champions sepse hyn në katërshen e parë. Nëse merr 9 pikë, ekipi i Klopit arrin në 69 pikë gjithsej.

Leisteri ka për momentin 66 pikë dhe dy ndeshje në dispozicion, ndaj Çelsit e Totenhemit. Nëse i fiton që të dyja arrin në 72 pikë, por lë Çelsin jashtë me 67 pikë. Nëse dueli në “Stemford Brixh” del barazim, dhe Leisteri e Çelsi fitojnë ndeshjen tjetër, atëherë Leisteri do të ketë 70 pikë dhe Çelsi 68, pra poshtë Liverpulit. Nëse Çelsi i fiton të dyja ndeshjet, kualifikohet në Champions, por Leisteri mbetet me 69 pikë (nëse mund Totenhemin). Pra, do të ishte me pikë të barabarta me Liverpulin, por në ndeshjet direkte të kuqtë janë më mirë.

Ndeshjet e Liverpulit:

16 maj Uest Brom (j), 19 maj Bërnli (j), 23 maj Kristël Palas (b).

Ndeshjet e Çelsit:

18 maj Leister (b), 23 maj Aston Vila (j)

Ndeshjet e Leisterit

18 maj Çelsi (j), 23 maj Totenhem (b)

Sfidanti.al