Mund të kenë arritur tri finale të kupave europiane sezonin që u mbyll pak javë më parë, dhe mund të kenë rifituar krenarinë e humbur e vetëbesimin se mund të konkurrojnë me Premier Ligën apo La Ligën. Kështu klubet dhe skuadrat italiane, veçse vera po tregon se diferenca vazhdon, dhe është sidomos financiare. Nëse Milani mund të humbasë Tonalin që pritet të shkojë tek Njukasëlli, Juventusi mund të pësojë të njëjtën gjë me Kiezën. Është Liverpuli i Jurgen Klopit që këmbëngul për të, dhe ka ofruar 40 milionë euro. Juventusi kërkon 60 milionë të paktën, ndërsa deri tani ka shpenzuar 50 milionë për kartonin.
Sfidanti.al