Pas shpërthimit fillestar në SHBA, kampioni i botës Lionel Messi po shfaq gjithmonë e më shumë probleme fizike që po e pengojnë të aktivizohet në vazhdimësi. Në ndeshjen e radhës, Inter Miami kaloi 4-0 Toronton por për t’u shënuar ishte minuta e 37 e sfidës ku Lionel Messi la fushën e lojës për shkak të një tërgheqjeje.
Ai ishte rikthyer titullar pas një mungese disaditore, ndërsa një lajm tjetër i keq për Inter Miami është edhe dëmtimi i Jordi Alba-s. Momentalisht, Inter po lufton për një vend në “play-off” por me mungesën e dy ish-lojtarëve të Barcelonës, misioni bëhet shumë i vështirë. Ndeshjen e radhës Inter Miami do ta luajë në transfertën e Orlandos ditën e martë.
sfidanti.al