Kristjan Asllani nuk i bind italianët me paraqitjen në Spanjë

Ndeshja e parë si titullar këtë sezon por Kristjan Asllani nuk e shfrytëzoi mundësinë që iu dha nga trajneri Simone Inzaghi që e nxorri nga fusha e lojës në pjesën e dytë të sfidës kundër Real Sociedad. Mbrëmje me dritëhije në “Anoeta” për shqiptarin që e la fushën në minutën e 55, ndërssa në minutën e 12 ai ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Mediat në Itali kanë dhënë vlerësimet e tyre për paraqitjen e Asllanit. Mediaset e vlerëson me 5 ndërsa Eurosport shkruan gjithashtu se mesfushori shqiptar nuk bëri shymë gjëra pozitive në fushë.

Trajneri i Interit Simone Inzaghi u shpreh:

“Të gjithë mund të bënim diçka më shumë, nga unë i pari. E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një rivali me vlera. Ndryshimet në formacion? Më pas është gjithnjë e lehtë të flasësh, do të doja të kisha bërë ndonjë ndryshim më shumë pasi djemtë kanë luajtur shumë këtë periudhë, kanë qenë të angazhuar edhe me ekipet përfaqësuese”.

sfidanti.al