Barazimi në Pragë dhe fitorja në Tiranë me Poloninë, ndikojnë edhe në renditjen e Shqipërisë në FIFA. Në klasifikimin e përditësuar nga FIFA, Shqipëria ka fituar tre vende krahasuar me korrikun, kur ishte renditja e fundit, me 1377.47 pikë, ndërkohë që Polonia pëson zbritje në vendin e 30-të, ndërsa Çekia mbetet në vendin e 37-ta. Shqipëria është skuadra me ngjitjen më të fortë në renditje, me 20 pikë më tepër se në korrik.
Për kuqezinjtë janë katër rezultate pozitive radhazi, që kanë sjellë ngjitjen në renditje që nga pranvera. Ndërkohë, Kosova ka zbritur dy vende, nga i 109-ti në të 111-tin, me 1181.91 pikë, pas humbjes me Rumaninë dhe barazimit me Zvicrën. Renditja e FIFA-s kryesohet nga kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e Brazili.
sfidanti.al