Lionel Mesi nuk njeh limite, tjetër gol dhe dy asiste për Paris SG!

Mosha kalon, por duke lënë mënjanë sezonin e kaluar, ai sikur po rinohet. Lionel Mesi shkëlqeu sërish në Ligën e Parë franceze, duke shënuar gol e duke shërbyer dy asiste për Paris SG, në fitoren 3-0 në fushën e Azhasios (Ajaço për italianët). Kilian Mbape shënoi në minutat 24 e 82, ndërsa argjentiansi në 78’ dhe PSG ka 32 pikë ndaj 26 të Lorienit, që ka një ndeshje më pak. Parizienët kanë golaverazhin shumë të mirë 32-5! Mesi, 6 gola e 9 asiste në 11 ndeshje në kampionat, ndërsa në total në sezon ka 9 gola e 10 asistë në 14 sfida! Leo ka 692 gola për klubet, vetëm 7 më pak sesa Kristiano Ronaldo. Në kombëtaren e Argjentinës ka 90 gola, e do të thotë se në total, Mesi ka 782 rrjeta, 36 gola prapa rekordit të Kristiano Ronaldos. Superylli 35-vjeçar po i afrohet 805 goditjeve të sakta në portë të çekut të lavdishëm, Jozef Bican.

Sfidanti.al