Liga e Konferencës, shqiptarët ndaj gjeorgjanëve, armenëve dhe irlandezoveriorëve!

Një orë më vonë nga Championsi, u hodh shorti për Ligën e Konferencës, ku në vazo ishin tre skuadra të Shqipërisë. Tirana do të luajë ndaj Dinamos së Batumit të Gjeorgjisë, me ndeshjen e parë në shtëpi. Sezonin e kaluar, bardheblutë u eliminuan dy herë, në Champions dhe në Ligën e Konferencës. Nënkampionia e vendit, Egnatia e Rrogozhinës do të luajë sfidën e parë historike në këtë konkurrim në Armeni ndaj Araratit të Jerevanit. Vllaznia po ashtu do ta luajë jashtë fushe ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës, ndaj Linfildit në Irlandën e Veriut. Ndeshjet e para luhen në 13 korrik, të kthimit një javë më pas, në 20.

Sfidanti.al