Lewandowski në Arabinë Saudite?

Fondi i Investimeve Private Saudite po intensifikon kontaktet me disa lojtarë më të mirë në Evropë për transferimin e tyre të mundshëm në Ligën Saudite. Mediat kishin raportuar se Kevin De Bruyne është një objektiv i klubeve arabe, por ai konfirmoi dëshirën e tij për të vijuar vetëm te Manchester City deri në fund të sezonit. Më pas ishte radha e Bruno Fernandes, i përfshirë në listën e preferencave por nuk përjashtohe as emrat e Luka Modric dhe Robert Lewandowskit. Polaku është një shënjestër e rëndësishme për të forcuar ligën saudite. Federata Saudite, veçanërisht duke filluar nga qershori i ardhshëm, dëshiron të pasurojë më tej praninë e lojtarëve më të mirë në Ligën e saj. Kjo është edhe arsyeja pse, pavarësisht thashethemeve të javëve të fundit, lojtarë si Jota dhe Ruben Neves nuk ka gjasa të largohen nga klubet e tyre gjatë këtij sezoni për t’u kthyer në Evropë.

sfidanti.al