Sulmuesi polak i Bajernit ka aktualisht më shumë arritje në kampionat edhe se vetë legjenda Gerd Myler, dhe viti 2021 e çimentoi edhe më shumë pozicionin e tij. Specialiteti i Robert Levandovskit është shënimi i golave dhe ai tani ka disa rekorde. Ai është rekordmen i golave në një sezon të Bundesligës (41 ndaj 40 të Mylerit), është rekordmeni i golave në fazën e parë (23), lojtari i huaj me më shumë gola në kampionatin gjerman (296) dhe i dyti më i mirë në të gjitha kohës, ndërsa Gerd Myleri ka 365. Ai ka rekordin si i vetmi lojtar që ka shënuar gol në javën e parë për 7 sezone radhazi, që nga 2015-ta e deri tani, po ashtu i pari që ka shënuar në 11 javët e para radhazi. Ai është lojtari që ka shënuar 3-golëshin më të shpejtë në Bundesligë (në 4 minuta), pokerin më të shpejtë (4 gola në 6 minuta) dhe pesëgolëshin më të shpejtë (në 9 minuta). Levandovski është shënuesi më i mirë i Bajernit dhe i Dortmundit në Champions, si dhe shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Polonisë (74 gola) dhe lojtari me më shumë ndeshje (128).
Sfidanti.al