Nuk flitet kundër për Liverpulin apo për Barcelonën, ndërsa Bajerni mesa duket nuk ka dëshirë të hyjë në këtë “ankand”. Janë 3 klube të tjerë që janë gati të hidhen “në zjarr” për Erling Halandin dhe këta janë Reali i Madridit, Mançester Siti dhe Mançester Junajtidi. E përditshmja gjermane “Bild” konfirmon se klauzola e transferimit në kontratën e Halandit me Dortmundin është 75 milionë euro dhe 3 klubet e mësipërm nuk e kanë fare problem që ta paguajnë. Kontrata e sulmuesit 21-vjeçar me Borusian është deri në 2024, por shanset më të mëdha është që të largohet verën që vjen. Është Oliver Kahn i Bajernit që e tha këtë gjë duke u shprehur se “klauzola e Halandit është 75 milionë euro dhe kontrata vlen deri në 2024, ne i kemi paratë për një blerje të madhe”.
Sfidanti.al