Lajm i madh për Klopin, kthehen Van Dajk, Fabinjo e Kërtis Xhons

Liverpuli do të ketë një skuadër shumë më të plotë për ndeshjen e fortë në fushën e Leisterit për Premier Ligën në 28 dhjetor. Pak ditë pas kualifikimit dramatik po ndaj këtij kundërshtari në Kupën e Ligës, të besuarit e trajnerit Jurgen Klop do të jenë në stadiumin “King Pauer” (King Poëer) duke pasur në ekip treshen e rikthyer Virgil Van Dajk, Fabinjo e Kërtis Xhons. Ata ishin të izoluar për Kovidin, por tashmë janë shumë mirë dhe janë stërvitur me shokët. Mungesë do të jetë mesfushori spanjoll, Tiago Alkantara, e po ashtu Andi Robertson i cili do të humbasë edhe ndeshjen ndaj Çelsit në 2 janar sepse u pezulluar për 3 ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Totenhemit. Kjo gjë ndodh sepse ndeshja ndaj Lidsit u anulua për shkak të kovidit tek skuadra e Marselo Bielsës. Liverpuli është në vendin e dytë në Premier Ligë, 3 pikë pas Mançester Sitit që luan sot pikërisht ndaj Leisterit.

Sfidanti.al