E përcollën me një dedikim të ndjerë. Marin Çaçiç, futbollist 23-vjeçar nga Kroacia, u shua pas atakut në zemër, dhe klubi i tij, Nehaj, i dha lamtumirën me vargjet e poetit të madh rus, Sergej Jesenin, titulluar “Mirupafshim, i dashur, mirupafshim”, duke theksuar se “të vdesësh nuk është aspak diçka e re në këtë botë, ashtu si edhe të jetosh”! Marin Çaçiç vdiq në spital pas atakut kardiak, dhe futbolli në Kroaci u fut në zi. Goditja në zemër i ndodhi në qytetin e lindjes në Gospiç, gjatë një turneu të komunës me pjesëmarrjen e 4 skuadrave, dhe Çaçiç u zëvendësua sepse nuk ndihej mirë.
Më pas, gjatë një seance stërvitore, ai u rrëzua përtokë dhe u dërgua në spitalin rajonal e më pas në Rijekë, por nuk mundi të mbijetonte. Futbollisti 23-vjeçar luante në rolin e mbrojtësit, në kategorinë e tretë të Kroacisë me ekipin Nehaj të Senjit, ndërsa ishte aktivizuar edhe në dy ndeshje të Kupës së Kroacisë. Problemet me zemrën kanë sjellë shqetësime të mëdha në të gjithë botën pasi Kristian Eriksen i Danimarkës rrezikoi jetën në fushën e lojës në ndeshjen e Europianit ndaj Finlandës, ashtu siç u rrezikua edhe Kun Aguero i Barcelonës që la futbollin.
Sfidanti.al