Levandovski-Ançeloti, kriza e re e futbollit që filloi për një “këpucë”!

Do të kishte dashur pafund që ta kishte fituar Këpucën e Artë. Robert Levandovskit nuk iu plotësua kjo dëshirë edicionin e kaluar në Bundesligë, dhe sulmuesi polak duket se ka hatërmbetje me dikë. Ky dikush është vetë trajneri I Bajernit, Karlo Ançeloti, I cili mesa duket nuk bëri asgjë që polaku të shpallej golshënuesi më I mirë I kampionatit gjerman.

Në javën e fundit, Levandovski e humbi garën me sulmuesin e Dortmundit, Pier-Emerik Obamejang, në rrethana të habitshme. Bajerni priti Frajburgun në “Alianc Arena” dhe fitoi thellësisht 4-1, por sulmuesi nuk mundi të shënonte asnjë herë. Agjenti I Levandovskit ka pohuar për mediat se, sipas lojtarit, Ançeloti nuk bëri asgjë për ta ndihmuar, duke mos dhënë udhëzimet e duhura. E kundërta ndodhi me Obamejangun që shënoi dy gola ndaj Verderit, dhe fitoi Këpucën e Artë me 31 rrjeta ndaj 30 të polakut.

Levandovski është I dëshpëruar si asnjëherë më parë, thekson agjenti I tij, dhe kjo mund të mos jetë shenjë e mirë për të ardhmen e tij tek Bajerni. Si një nga më të mirët në botë në rolin e tij, ai ka shumë admirues dhe Reali I Madridit, Barcelona, Mançester Junajtid apo Paris SG do të donin ta kishin në radhët e veta. Gjithsesi, Ançeloti njihet si një trajner që di të sillet shumë mirë me lojtarët e tij, dhe po ashtu Bajerni është një nga klubet më të aftë për të zgjidhur krizat brenda familjes.

Sfidanti.al