Lëmshi “Nejmar”, Mesi e do tek Barça, Barça i thotë “prit”, PSG gati ta shesë!

Do të rinovojë apo të kthehet në “Kamp Nou”, kjo mbetet çështja për sulmuesin brazilian. Nga Spanja, lajmet janë që Lionel Mesi ia ka vënë si kusht presidentit Laporta që të kthejë Nejmarin tek Barcelona, ndërsa nga Parisi shkruajnë se tek PSG-ja ka një çështje “Nejmar”. Pra, si është situata për superyllin që parashikohej të ishte trashëgimtar i Mesit dhe i Ronaldos, por që për momentin është lënë në hije nga Kilian Mbape? Barcelona do ta donte që këtë verë, edhe për të kënaqur kapitenin, por problemi është tek financat, pasi klubi katalanas është në borxhe të mëdha. Më herët është thënë se Barça e këshilloi Nejmarin të priste edhe një vit pa rinovuar për t’u kthyer falas. A do të presë Mesi? A do të pranojë Paris SG që braziliani të vazhdojë pa rinovuar kontratën? Shumë elementë të bëjnë të besosh se një transferim do të ndodhë këtë verë, ose Nejmar do të rinovojë me PSG-në.

Sfidanti.al