Leku, letër pa vlerë, 19-vjeçari Zhoao Feliks firmos për 50 milionë euro

Në moshën 19-vjeçare një njeri mund të pretendojë edhe shumë, por duhet të jetë i ndërgjegjshëm se (jo për fat të tij) nuk ka ende ndonjë kontribut në shoqëri, kjo me përjashtime të rralla. Por, çfarë mund t’i thuash një 19-vjeçari të futbollit profesionist, nga ata që cilësohen me talent të madh për të goditur topin me këmbë apo me kokë, dhe që e humbasin kuptimin e vlerës së parasë që në atë moshë.

Zhoao Feliks firmosi me Atletikon e Madridit një kontratë 7-vjeçare me rrogë 7 milionë euro në sezon, që do të thotë 50 milionë euro, një shifër që vështirë ta meritojë, e t’ia dijë vlerën, edhe ndonjë Ajnshtajn, jo më një adoleshent që nuk dihet nëse ka lexuar ndonjë libër në jetën e tij. Gjithsesi, ky është futbolli, dhe pjesa tjetër e histori pa kuptim për shumicën dërrmuese të njerëzve është që Atletiko do të paguajë 126 apo 127 milionë euro për kartonin e talentit që ishte tek Benfika deri vjet.

Sfidanti.al