Igli Tare nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj Stefan De Vrij pas mungesës së rinovimit të kontratës. Drejtori Sportiv i Lazios u shpreh se dëshironte që kjo histori mes klubit dhe futbollistit të kishte një tjetër fund.
‘Rinovimi i munguar me De Vraj? Do të donim shumë që ky raport të mbyllej në një tjetër mënyrë-tha Tare-për këtë arsye evitoj tregimin e motiveve që ai refuzoi këtë rinovim deri në përfundim të sezonit. kur bëhet fjalë për lojtarë të një kalibri si ai i De vraj nuk është e nevojshme që raportet të arrijnë deri në atë pikë sic ndodhi me ne. për fat të keq, disa nga premtimet e dhëna nuk u mbajtën dhe ne bëmë një garë me kohën sepse është një futbollist i rëndësishëm. Rritja e tij në aspektin futbollistik te Lazio ishte thelbësore për të dhe ai ndoshta duhej të ishte treguar më shumë mirënjohës ndaj këtij klubi’.
Tare shtoi se pavarësisht kësaj, klubi i Lazios e pranon këtë verdikt dhe se De Vraj deri në fund të sezonit do të japë maksimumin për skuadrën romane e më pas rrugët do të ndahen.
sfidanti.al