Lampardi humbet mendjen pas disfatës me Arsenalin, sulmon lojtarët!

Kur një ekip fiton, fitorja është e përbashkët, kur dështon, edhe dështimi është po i tillë, dhe trajneri i Çelsit, Frenk Lampard, e theksoi këtë mesazh ndërsa ekipi i tij “hëngri dru” nga Arsenali, ndonëse duket se e kaloi masën. Tepër i mërzitur, ai doli përpara mediave pa mundur ta përmbante veten, dhe pasi mori përgjegjësinë personale, iu vërsul futbollistëve.

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, – tha Lampsi, – reaguam pas pushimit dhe luajtëm mirë, por kishim një mal për të ngjitur. Atë shpejtësi, energji dhe vendosmëri që treguam në pjesën e dytë duhej ta kishim që nga fillimi. Unë marr përgjegjësinë time, por edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi, sepse mesazhi është i qartë. Ne kishim përballë një skuadër të rrezikshme, të talentuar dhe me shpatulla pas murit, për më tepër ishte derbi. Nëse fitonim, dilnim në vend të dytë, por ne nuk e vlerësuam ndeshjen siç duhet. Jam i zemëruar sepse dua të fitoj ndeshjet, dhamë një penallti të llastuar, po ashtu një goditje dënimi, jam shumë i zhgënjyer”.

Sfidanti.al