Lorenzo kundër Doviziosos: Është ziliqar ndaj meje, u ndje keq nga paga ime

Jorge Lorenzo dhe Andrea Dovizioso nuk janë miqësorë as për Krishtlindje. Dy ish pilotët e Ducatit u përplasën sërish mes tyre në rrjetet sociale. Piloti spanjoll në një postim të tij në Instagram iu përgjigj deklaratave të italianit.

‘Është ziliqar ndaj meje që në kohët kur ishim në kategorinë 250 cc, e dimë që të dy se është një armiqësi që nuk ka lindur te Ducati, por kur pranova ofertën e Ducatit desha t’i jepja një shans raportit tonë-u shpreh Lorenzo që më pas shtoi dozën e akuzave ndaj Doviziosos

‘Në sezonin e parë si shokë skuadre te Ducati , e komplimentova me të nën podium, por si shkëmbim mora vetëm fjalë negative edhe pas një tërheqje nga gara për shkak të një defekti mekanik-vijoi Lorenzo-kuptoj që I bëri keq fakti që Ducati zgjodhi të besojë te një kampion dhe t’i japë një pagë 12 herë më të lartë se të tijën, por e vërteta është se e munda te 250 cc dhe në 9 vjet në MotoGP, përfshi këtu edhe vitet kur drejtonim motorë Yamaha’.

Dhe e gjithë kjo nisi nga një intervistë e Doviziosos të dhënë për Dazn

‘Nuk e kuptoj problemin që kishte Jorge me mua-ishte shprehur italiani-vazhdon të më sulmojë në intervista edhe pse në vitet e fundit ka qenë gjithnjë pas meje; duke parë titujt e tij, edhe mund ta evitonte’.

Sfidanti.al