Lajpcigu për Milot Rashicën i afrohet rekordit të Bundesligës!

Menaxheri i tij, Altin Lala, u shpreh thjesht se ka mjaft klube që interesohen për të, dhe se klienti i tij dëshiron që të luajë në Champions. Dy ditë më pas, në gazetën “Veser Kurir” të Bremenit, doli lajmi se Lajpcigu është një nga të interesuarit për Milot Rashicën, yllin e Verderit dhe të Kosovës. Fjala është për një klauzolë transferimi që arrin në 38 milionë euro, ndërsa kontrata e shqiptarit të Kosovës në “Veser Shtadion” vlen deri në verën e vitit 2022.

Nëse do të paguheshin 38 milionë euro (dhe besohet që po, pasi konkurrenca është e ashpër), atëherë Rashica do t’i afrohej rekordit të transferimeve brenda për brenda Bundesligës, pra mes klubeve të kampionatit gjerman të elitës. Rekordin e mban Julian Draksler, që kaloi nga Shalke tek Volfsburgu për 43 milionë euro, ndërsa Rashica do të ishte i dyti, duke lënë pas emra të shquar si Mario Gëce (37 milionë, Dortmund-Bajern) dhe Mats Humels (35 milionë, Bajern-Dortmund).

Sfidanti.al