Lajmi i mirë tek Çelsi është që Romelu Lukaku është rikthyer

Skuadra po stërvitet për ndeshjen e “Ditës së Kutive Bosh” (Boxing Day) në 26 dhjetor, dhe ndaj Aston Vilës në formacion mund të jetë një “fytyrë e njohur”. Romelu Lukaku është kthyer në ekip pas izolimit për shkak të Kovidit dhe ishte i qeshur, ashtu si edhe shokët e tij. Bashkë me u kthye edhe Kallëm Hadson-Odoi, ndërsa testimet e fundit ndaj Kovidit dolën negativë. Çelsi i trajnerit Tomas Tuhel ka nevojë për çdo ndihmë të mundshme, por çdo potencial të mundshëm që të kthehet tek fitoret sepse është në moment të vështirë, apo siç thotë tekniku gjerman “në një pozicion ku askush nuk dëshiron të jetë”. Kampionët e Europës kanë mbetur 6 pikë prapa Mançester Sitit në renditjen e Premier Ligës dhe nuk mund të bëjnë hapa të tjerë të gabuar.

Sfidanti.al