Lajm i madh për PSG-në, Dembélé pritet të jetë gati ndaj Bayern-it

Ousmane Dembélé duket se do të jetë i disponueshëm për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Bayern Munich. Sulmuesi francez, i cili ndjeu një dhimbje në kofshë pas fitores 1-0 ndaj Nice, ka zhvilluar sot stërvitje pa asnjë shqetësim të dukshëm, sipas raportimeve të RMC Sport. Fituesi i Topit të Artë 2025 mori pjesë normalisht në seancë, përfshirë lojën në rreth, ndërsa presidenti Nasser Al-Khelaifi dhe drejtori sportiv Luis Campos e ndoqën nga afër. Prania e tij në fushë tregon përmirësim të plotë pas dëmtimit, megjithatë mbetet dilemë nëse do të jetë titullar apo do të nisë nga stoli. Dembélé ka luajtur titullar vetëm një herë, ndaj Lorient, që nga rikthimi i tij pas dëmtimit, dhe stafi teknik mund të zgjedhë ta aktivizojë me kujdes për të shmangur rrezikun e një tjetër problemi muskulor. Gjithsesi, prania e tij në ndeshjen e së martës është një lajm i rëndësishëm për parizienët, të cilët synojnë të marrin një rezultat pozitiv ndaj gjermanëve.

Sfidanti.al