Ky Lukaku nuk mund të rrijë pa i mërzitur tifozët e Çelsit

Përkrahësit e bluve të Londrës nuk i kursyen thumbat për sulmuesin e ekipit të tyre, ndërsa ai pozoi me një fanelë “Krenaria e Londrës”, që kishte një kompozim që të kujtonte ngjyrat e Interit të Milanos. Kjo, në vazhdim të intervistës-“bombë” që Romelu Lukaku dha në dhjetor, kur tha se dëshironte të kthehej në Itali, dhe këshilloi Lautaro Martinezin të mos vinte tek Çelsi. “Kjo është mënyra e duhur që ai të mos ndjejë mall për shtëpinë”, – shkruajtën tifozët në rrjetet sociale, pasi Lukaku u fotografua me fanelën që kushton 98 paundë stërlina, dhe që ka ngjyrat blu e të zezë, veçse horizontale, jo vertikale siç janë tek bluza e Interit. Sulmuesi belg nuk e ka marrë veten, edhe pse u duk se u pajtua me trajnerin Tuhel, ndërsa rendimenti i tij në fushë ka qenë i ulët këto kohë.

Sfidanti.al