Çfarë “zgjimi” për Milikun, me 3 gola për Marsejën la pas “thatësirën” që nga tetori!

Ish-sulmuesi polak i Napolit kishte marrë kritika për paraqitjet e tij, ndërsa skuadra priste më shumë prej tij. Arkadiush Milik është një lojtar shumë i mirë përpara portës, veçse me Marsejën nuk kishte “qullosur gjë” që nga tetori i vitit të kaluar. Më në fund, ai u zgjua dhe ky zgjim ishte me “oshëtimë” të vërtetë. Miliku shënoi 3 gola për Olimpikun në fitoren 5-2 në shtëpi kundër Anzherit. Përballja ishte me shumë nerva në “Velodrom” dhe me tifozët që u mërzitën kur miqtë kryesuan 2-0 për vetëm 18 minuta. Milik dhe Zherson barazuan në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit polaku shënoi dy herë dhe turku Xhengiz Ynder realizoi të pestin. OM ka 43 pikë duke qenë momentalisht në vend të dytë me 43 pikë, 10 pikë prapa Paris SG, por me një ndeshje më shumë të luajtur. Nisa mund ta kalojë nëse fiton pasi ka 42 pikë, ndërsa ekipet e tjerë janë prapa, Strasburgu i vendit të katërt ka vetëm 35 pikë.

Sfidanti.al