Pronarëve amerikanë të Mançester Junajtidit iu desh t’u ndodhte edhe kjo. Një problem teknik në “Old Traford” bëri që të mos u shërbehej ushqim 70 000 tifozëve që u ndodhën në stadium, ndërsa ata dolën të blinin diçka në pushim të ndeshjes së Kupës së Anglisë ndaj Midëllsbrout. Një gabim i rëndomtë kushtoi shumë, edhe nga ana financiare për klubin, edhe nga ana morale, por edhe sepse tifozët e “djajve të kuq” në tribunën “Stretford End” ia filluan menjëherë këngës së tyre të dashur, “jashtë Glejzërsat” (Glazers out).
Sfidanti.al