E di se është momenti i tij, dhe nuk e ka humbur plotësisht besimin tek skuadra ku luan aktualisht. Gjithsesi, Kilian Mbape mund të vendosë të vazhdojë karrierën tek Paris SG vetëm me plotësimin e disa kushteve që i quan themelore. Përtej rrogës astronomike (mbi 50 milionë euro në sezon), dhe përtej favorit që mund t’i bëhet duke i lënë të gjuajë penalltitë (përpara Mesit dhe Nejmarit), kampioni i botës ka kërkuar një disiplinë më të madhe në ekip. Këto janë gjëra që zakonisht i kërkon trajneri, drejtori sportiv apo presidenti, por Mbapeja e ndjen veten në pozicion që mund të bëjë kërkesa, dhe besohet se ka të drejtë. Ai kërkon të hiqen privilegjet ndaj yjeve amerikanojugorë si Nejmar, apo edhe Mesi e Di Maria. Po ashtu, sipas të përditshmes “L’Ekip” ka kërkuar që PSG të largojë verën e ardhshme Sergio Ramosin sepse nuk beson që ish-kapiteni i Realit mund të japë atë që pritet për ekipin, dhe do të pengojë mbrojtësit e tjerë. Me të drejtë Mbape mendon se nëse një skuadër nuk ka disiplinë, nuk mund të fitojë trofe.
Sfidanti.al