Duket si një shaka ajo që i ndodhi Mançester Sitit në kthimin nga Portugalia, por trajneri i “qytetarëve” flet për të kundërtën. Pep Guardiola thotë se momenti kur aeroplani e pati të vështirë të ulej në aeroport ishte shqetësues, por edhe më shumë të frikshme ishin pamjet filmike të regjistruara nga kamerat në tokë, në atë moment. “Ne kishim një pilot të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, – tha Pepi, – ishte një moment i vështirë kur aeroplani nuk po ulej dot, ne po humbisnim lartësi, por pastaj motori nisi të zhurmonte më shumë dhe ne u ngjitëm lart. Patëm tronditje, por falë pilotit ishim të qetë. Kur i shoh tani pamjet filmike, më duken më të frikshme sesa ajo që ndodhi në avion”.
Sfidanti.al