Ka shumë mundësi që futbollisti mjaft i mirë kroat, Mario Manxhukiç, të nënshkruajë një kontratë të re që do të bëjë që ai ta mbyllë karrierën e tij në Torino. Që nga viti 2015, ai ka fituar tre tituj kampioni në Serinë A.
“Korriere delo sport” shkruan se Juventusi ka në plan që t’ia zgjasë kontratën këtij sulmuesi efikas kroat edhe dy ose tre vite të tjerë, kohë mbas së cilës me siguri që ai do të pensionohet.
Mbas ardhjes së Kristiano Ronaldos te Juventusi, shumëkush mendoi se në ekipin juventin nuk do të kishte më vend për Manxhon, por ndodhi e kundërta, pasi me lojrat e tij mjaft të mira, ai e “çimentoi” vendin e vet.
Sa u përket kushteve të kontratës së re eventuale, Manxhukiçi do të mund të pranojë një ulje të pagës nga 3,5 në 3 milionë euro për sezon, por shuma që ai do të marrë mund të kompensohet me bonuset e ndryshme.
Sfidanti.al