Ndeshja me Minesotën rezultoi pak më e vështirë nga sa u mendua për golden Stejtin që gjithsesi arriti ta fitojë atë me rezultatin 116-108. për kampionët në fuqi ata që u dalluan në parketin e ‘Oracle Arenas’ ishin 3 yjet e tyre, Stiven Kërri me 38 pikë, Klej Tompson me 26 dhe Kevin durant me 22 pikë.
Bostoni më në fund po rishfaq lojën e sezonit të kaluar. Celtics në mbrëmjen e radhës në NBA arriti të fitojë ndaj Nju Orlinsit me rezultatin 113-100 falë lojës mjaft të mirë të zhvilluar nga Morris, Tatum dhe Braun që të 3 së bashku shënuuan gjithsej 72 pikë. Te Nju Orlins Entoni Dejvis shënoi plot 41 pikë por që nuk ndihmuan dot Pelicans të evitojë humbjen
Klivlendi i këtij viti është vetëm hija e skuadrës që në sezonet e fundit rivalizoi fort për titullin në kampionatin amerikan të basketbollit. Skuadra nga Ohajo ka akumuluar shumë humbje në sezonin aktual dhe e fundit ishte ajo e Miluokit 92-108 dhe tani ka në bilancin e saj 21 disfata. Për Kavaliers të vetmit që bënë mirë ishin Tristan Tompson me 12 pikë, Nens xhunior me 16 e Sekston me 15 pikë. Ndërsa për Baks, ata që kontribuan në fitoren e kësaj skuadre ishin Bledso me 20 pikë e 12 topa në tabelë, Brogdan me 18 pikë e Midëllton me 16
los Anxheles Lejkërs dhe Majemi Hit ishte përballja më interesante e mbrëmjes së radhës në NBA. Kjo për faktin se përballë njëri tjetrin ishiun dy miq, Duejn Uejd dhe Lebron Xhejms. në fund i fituar doli The King dhe skuadra kaliforniane që e mbylli sfidën me rezultatin 108-105 në favorin e saj, me Xhejms që regjistroi një bilanc me 28 pikë e 12 assist. nga ana e tij Duejn Uejd shënoi 15 pikë dhe dha 10 assist.
sfidanti.al