U desh një gol i tij që të vendosej në favor të Spërsave fati i një ndeshjeje të madhe. Totenhemi mundi 1-0 Mançester Sitin në sfidën e radhës në Premier Ligë, duke ndihmuar veten që të afrohet me zonën Champions, por edhe duke i dhënë një dorë Arsenalit për të mbajtur fort kryesimin. Harri Kejn shënoi rrjetën e vetme dhe njëkohësisht theu rekordin legjendar të golave të “gjelave”, që e mbante i shquari Xhimi Grivs. Kejn ka tani 267 gola me fanelën e Totenhemit ndaj 266 të ish-sulmuesit. Kejni ka 200 gola në Premier Ligë, duke pasur përpara vetes vetëm Alan Shirer dhe Uejn Runin. Interesant fakti që Spërsat fituan pa pasur në stol trajnerin Antonio Konte, i cili po e merr veten pas një operacioni.
Sfidanti.al