“Bomba” në NBA, a e fiton titullin Dallasi me dyshen Donçiç-Irving!

U mendua se ylli i Bruklinit do të shkonte në Los Anxhelos tek Lejkërsat. Me Lebron Xhejmsin e ka fituar një titull në 2016 në Klivlend, dhe dyshja do të ishte sërish një pretendente bashkë me Entoni Dejvisin. Nuk ndodhi kështu. Bisedimet ishin të vështira dhe këtë të diel ishte Dallasi që ndërhyri. Teksanët i ofruan Bruklinit dy lojtarë shumë të mirë (Dorian Finej-Smith dhe Spenser Dinuidi) si dhe i premtuan t’i linin zgjedhjen e parë në NBA në 2029. Dallasi i dha mesazhin Luka Donçiçit se dëshiron të forcojë skuadrën, por edhe që të ruhet nëse slloveni vendos të largohet. Pritet të shihet nëse të dy do të arrijnë të luftojnë për titull.

Sfidanti.al