Napoli ka 16 fitore në 17 ndeshje, Spaleti: Mund t’i arrijnë edhe të tjerët!

Në kuotën e 56 pikëve, diferenca me rivalët është e madhe. Edhe pse Seria A ka ende shumë pikë në lojë, sërish Napoli duket se është duke luajtur një sezon më vete, pa lidhje me skuadrat e tjera. Fitorja 3-0 në fushën e Specias ishte e një niveli të tillë sa për të shkurajuar çdo kundërshtar dhe për t’i dhënë guxim edhe tifozit më dyshues. Një gol i Kvaratskelias dhe dy të Osimhenit bënë që Napoli të ketë 5 fitore radhazi, dhe 16 në 17 ndeshjet e fundit që nga 3 shtatori! E vetmja ndalesë, ajo ndaj Interit në “San Siro” në 4 janar të këtij viti! “Diferenca është e madhe, dhe seria po ashtu, – thotë Spaleti, – por, këtë seri mund ta bëjnë edhe të tjerët. Në fillim, askush nuk besonte se mund ta bënim, ndërsa sot nuk besojnë se mund ta bëjnë të tjerët. Kemi detyrë të vazhdojmë kështu”.

Sfidanti.al