A do ta pranojë Zaniolo “emigracionin” në Superligën turke tek Fenerbahçe apo Gallatasaraji?!

Megjithëse për të u interesuan disa nga klubet më të mëdha të Premier League apo edhe Milan në Serinë A, Nikolo Zaniolo mund të përfundojë në kampionatin turtk të futbollit. Janë mediat italiane që zbulojnë këtë mundësi, që duhet thënë është e vetmja për talentin në këtë moment.  Kujtoj se ndryshe nga Ligat më të mëdha të Europës, kampionati turk e mban të hapur dritaren e transferimeve të dimrit deri në datën 8 shkurt. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, dy skuadrat e mëdha turke, Gallatasarai dhe Fenerbahce interesohen për Zaniolo. Futbollisti duhet të vendosë, nëse do të tranferohet në Turqi, apo do të rrezikojë të qëndrojë në tribunë deri në fund të sezonit, pasi Roma dhe trajneri Zhoze Murinjo e kanë lënë jashtë projektit teknik.

Sfidanti.al